Helikopteri i OKB-së bën ulje të detyruar në Somali – Grupi islamik rrëmbeu pasagjerët dhe ekuipazhin

Grupi islamik somalez al-Shabaab ka rrëmbyer pasagjerët dhe ekuipazhin e një helikopteri të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka konfirmuar një zyrtar i lartë për BBC, raporton AMI.

Helikopteri u ul në një zonë të kontrolluar nga grupi në Somalinë qendrore. Sipas disa raportimeve, ekuipazhi i helikopterit u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa të tjerë pretendojnë se ulja ishte një gabim, përcjell KlanM.

Një zyrtar perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, tha për The Washington Post se anëtarët e grupit i vunë flakën helikopterit pasi ai u detyrua të bënte një ulje emergjente gjatë rrugës për në qytetin Visil në rajonin qendror Galgudwood. OKB-ja po ofron mbështetje logjistike dhe mjekësore për paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan në Somali.

Një zyrtar paqeruajtës, duke folur në kushte anonimiteti, tha se nuk kishte anëtarë të forcave të tyre në bordin e helikopterit.

Al-Shabaab kontrollon pjesën më të madhe të territorit në Somalinë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale që nga viti 2006./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share