Hasani: Meritat për Korridorin 8 i ka vetëm BDI-ja, opozita duhet ta respektoi si projekt kapital…

Kandidati për deputet nga Fronti Europian në Njesinë Zgjedhore numër 1, Ilir Hasani në emisionin Klan Debat në Tv Klan Macedonia i replikoi kolegut Halil Snopçe i cili tha se ndërtimi i Korridorit 8 nuk është meritë e BDI-së por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hasani tha se projekti korridori 8 është projekt kombëtar që mban vulën e BDI-së dhe të askujt tjetër, ndaj edhe partitë rivale në këto zgjedhje duhet ta pranojnë këtë dhe të ndihen krenar që po realizohet ky projekt kapital.

“Të jemi real dhe të flasim kur e bardha është e bardhë dhe e zeza e zezë. Projekti i Korridorit 8 është projekt madhor me një rëndësi kombëtare. Është projekt gjigand, meritat e të cilit për këtë projekt nuk i ka askush tjetër përveç BDI-së. Buxheti për këtë projekt është i gjithi i siguruar nga buxheti i shtetit, përfshirë edhe ndihmat nga aleatët tanë. Ndaj duhet gjithësecili të ketë respekt për një projekt të tillë më rëndësi”, tha Hasani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Analisti Albert Musliu tha se Korridori 8 është projekt i rëndësishëm për vendin dhe rajonin, ndaj nuk duhet të minimizohet nga asnjë parti politike rëndësia e tij.

“Mos harroni që kur filloi ndërtimi i këtij projekti doli një politikane që tashmë është kandidate për presidente, tha se ky projekt është Shqipëria e madhe. Pra, këtu duhet ta kuptoni rëndësinë e atij projekti, sepse nuk është një projekt rrugë i rëndomtë, mirëpo investim kapital me rëndësi gjeo strategjike”, tha Musliu. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share