Hartat në Google Maps duken ndryshe dhe përdoruesit kanë ankesa

Aplikacioni më i përdorur për të naviguar ka bërë disa ndryshime.

Google Maps po përdor një paletë të re ngjyrash por shumë përdorues kanë shprehur pakënaqësi. Rrugët shfaqen me gri në vend të së bardhës apo të verdhës ndërsa itinerari aktiv është në ngjyrë blu të thellë. Rrugët alternative rezultojnë me të kaltër në vend të grisë.

Në rrjetet sociale,  disa përdorues kanë kritikuar ngjyrat duke i konsideruar të vështira për t’u lexuar dhe jo tërheqëse. Të tjerë i kanë quajtur “të ftohta dhe të shëmtuara”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Disa prje përdoruesve kanë evidentuar edhe ndryshimet e pazakonta dhe jo të mirëpritura në ndryshimin e ngjyrave të haapësirave ujore. “Ngjyra e re e Google Maps për plazhin është e përhirta e cila është një zgjedhje e pazakontë”.

Dikush ka shpërndarë imazhin e një harte të Nju Jorkut ku tregohet se përditësimi ka pakësuar kontrastin mes tokës dhe ujit.

Okulistët kanë shprehur shqetësim se ngjyrat e zbehta mund ta bëjnë më të vështirë leximin e hartave nga njerëzit që kanë probleme me dallimin e tyre.

Përditësimi u vu re për herë të parë në muajin gusht teksa ishte në fazat e testimit. Nga shtatori, përdoruesit nisën të vinin re ndryshimet por tani këto të fundit do të jenë të disponueshme në pajisjet Android dhe iOS./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share