Harry mund të fitojë në “Grammy 2024” pas publikimit të librit

Princ Harry mund të zotërojë shumë shpejt një çmim “Grammy”.

Libri i tij “Spare” që theu rekord shitjesh është një kandidat i mundshëm për “Grammy 2024”

Nëse Harry do marrë këtë çmim prestigjioz atëherë ai do linte pas ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, aktoren Carrie Fisher dhe ikonën letrare Maya Angelou.

Libri i cili u botua zyrtarisht më 10 Janar 2023 ka qenë një burim i madh lajmesh për familjen mbretërore. Harry flet për marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes së tij pa kursyer asnjë detaj.

Analisti britanik Richard Fitzwilliams thotë se Harry nuk është i pari nga familja mbretërore që publikon një libër-audio. Meghan  Markle dhe ish-gruaja e Princit Andrew Sarah Ferguson kanë botuar librat “The Bench” dhe “My story”.

Shumë shkrimtarë të tjerë besojnë se libri i Princ Harry-t ka shumë gjasa të “mbretërojë” në çmimet e vitit të ardhshëm në rast se dominohet./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share