Haradinaj: Krenar që vendosa një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërisë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin në përvjetorit të katërt të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se ndihet krenar që ka vendosur një gur në themelin e kësaj ushtrie.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka rikthyer edhe fjalimin e tij.

“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë. Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share