Abazoviqi mbetet në pushtet deri në vitin 2024

Shqiptarët nuk votojnë për qeverinë e re

Dritan Abazovic mund te mbetet ne pushtet deri ne vitin 2024 pasi i mandatuari i partive pro serbe Miodrag Lekic ka shpallur deshtimin e tij pasi nuk arriti qe te marre krahas votes se Nimanbegut edhe ato te tre deputeteve te Ures. Keto zhvillime vijne ne prag të rundit te parë te zgjedhjeve presidenciale malazeze qe mbahen më 19 mars ku nduk parashikohet qe te kete fitues.

Deputeti shqiptar ne Malin e Zi Genci Nimanbegu nuk e ka dhene voten e tij per nje qeveri te re qe do te pasonte ate te Abazovic duke sjelle deshtimin e mazhorances pro serbe. I mandatuari Miodrag Lekic ka shpallur deshtimin e tij pasi nuk arriti qe te marre krahas votes se Nimanbegut edhe ato te tre deputeteve te Ures. Pro serbet kështu nuk kane arritur numrin e 41 deputeteve për formimin e qeverisë së re malazeze.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deshtimi i Lekic ka ardhur vetem tre dite para afatit ligjor për formimin e qeverisë se re datës 16 mars. Ne detyre si kryeminister mbetet Dritan Abazovic qe synon qe të përfundojë te plote mandatin katërvjeçar ne vitin 2024.

Keto zhvillime vijne ne prag të rundit te parë te zgjedhjeve presidenciale malazeze qe mbahen më 19 mars.

Për shkak të raportit të balancuar te forcave mes partive pro evropiane qe mbeshtesin presidentin aktual Gjukanovic dhe rivaleve pro serbe parashikohet se asnjë kandidat për president nuk do të fitojë më shumë se 50 për qind të votave ndaj besohet se do të shkohet në rundin e dytë më 2 prill.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share