Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 68-vjeçarit banor i Haraçinës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1. si dhe vepër penale – Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 27 gusht, me revolen e tipit “Crvena zastava” me kalibër 7.65 mm që e mbante pa autorizim në shtëpinë e tij, i dyshuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e bashkëshortes. Derisa ka qenë duke pastruar armën, ka shtënë në drejtim të viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor në kokë, në pjesën e veshit.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit- ndalim daljeje nga vendbanimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar dhe konfiskim të përkohshëm të dokumeteve për udhëtim përcjell KlanM. Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe i caktoi të dyshuarit masat e nevojshme paraprake gjatë procedurës penale./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Menduh Thaçi për homazhe në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit
Sot në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare…
15.08.23 12:16
Mickoski: Qeveria e re për katër vite 1 miliardë euro investime!
INTEGRIMI NË BE, POR PRIORITET QYTETARËT Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij të…
26.11.23 15:29
Osmani-Kuleba: Do të jemi cak i Rusisë po humbi Ukraina
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në margjinat…
24.02.24 10:24