Hapet samiti i Klimës COP28 në Dubai

Qeveritë po përgatiten për negociata maratonë për të hëqur gradualisht përdorimin e qymyrit, naftës dhe gazit

Ndërsa liderët globalë mblidhen në Dubai për konferencën botërore të OKB-së për klimën, delegatët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për të frenuar ndryshimet klimatike.

Qeveritë po përgatiten për negociata maratonë nëse do të bien dakord, për herë të parë, për të hequr gradualisht përdorimin në botë të qymyrit, naftës dhe gazit, burimi kryesor i ngrohjes. Në mënyrë kontroverse, COP28 është hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga vendet më të mëdha prodhuese të naftës në botë.

Presidenca e Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një propozim që vendet të miratojnë fondin e ri të OKB-së për të mbuluar humbjet dhe dëmet nga fatkeqësitë klimatike në vendet e varfra që janë goditur nga përmbytjet ekstreme ose thatësira e vazhdueshme.

Krijimi i fondit lejon vendet e pasura të fillojnë të premtojnë para për kombet e varfra, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën dhe Holandën që pritet të shpallin shumën që do të japin gjatë ditëve të ardhshme. Bashkimi Evropian ka premtuar një kontribut të konsiderueshëm, por dëshiron që vendet si Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të ndjekin shembullin.

Vendet janë të ndara ku disa kërkojnë marrëveshje për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile me energji të pastër, dhe prodhuesit e naftës dhe gazit që kërkojnë të ruajnë një rol të rëndësishëm në përdorimin e këtyre burimeve tradicionale të energjisë.

Shumë vende në zhvillim ngurrojnë të heqin dorë nga karburantet fosile, të cilat sipas tyre janë të nevojshme për të rritur ekonomitë. Një detyrë tjetër kryesore në samitin e këtij viti do të jetë që vendet të vlerësojnë përparimin e tyre në përmbushjen e objektivit për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius. COP28 i këtij viti do të bashkojë më shumë se 70,000 njerëz nga afro 200 vende.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share