Hamilton nderohet në Brazil

Dhoma e Ulët votoi për t’i dhënë pilotit të Mercedes statusin “shtetas nderi” i Brazilit

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 Ljuis Hemilton u befasua pasi u bë “shtetas nderi” i Brazilit me vendim të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Shtetit Amerikano-Latin.

Kongresmeni Andre Figuei-redo e bëri propozimin për statusin, pasi britaniku fitoi Çmimin e Brazilit në 2021, e festoi duke valëvitur flamurin brazilian në pistën e Interlagosit në Sao Paolo. I pyetur pak muaj më parë për këtë nismë, Hemilton tha se ndihej entuziast.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmin për marrjen e titullit “shtetas nderi” në një nga shtetet më të preferuara në botë, piloti i Merceesit e ndau me 28.4 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

“Nuk kam fjalë për momentin! Faleminderit Brazil, të dua! Mezi sa pres të të shikoj sërish!” shkroi ai në profilin e tij.

Dhoma e Ulët e Parlamentit do të zhvillojë një sezon të veçantë për t’i dorëzuar 37-vjeçarit nënshtetësinë e titullin, ndërsa data ende nuk është vendosur.

Shumica e kongresmenëve ishin pro statusit të “qytetarit të nderit për britanikun dhe debati në Kongres zgjati vetëm 10 minuta.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share