Hamasi ka liruar një peng i cili ka nënshtetësi ruse, ndërsa tha se këtë e bëri si përgjigje ndaj përpjekjeve të presidentit të Rusisë Vladimir Putin.
“Në përgjigje të përpjekjeve të presidentit rus Vladimir Putin dhe në vlerësim të qëndrimit rus në mbështetje të kauzës palestineze, Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas liroi një të burgosur që mban nënshtetësi ruse”, shkruan në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit, raporton Al Jazeera.
Një delegacion i Hamasit para një muaji kishte shkuar në Rusi për të biseduar për lirimin e pengjeve, transmeton Klankosova.tv.
Moska ka fajësuar vazhdimisht diplomacinë amerikane për krizën që u krijua nga lufta Izrael-Hamas.