Hakerët kanë vjedhur emrat dhe numrat celularë të 2800 policëve zviceranë

Hakerët e paidentifikuar arritën të merrnin emrat dhe numrat e telefonit celular të 2800 oficerëve të policisë kantonale në Bernë të Zvicrës, thanë autoritetet, p;rcjell KlanM.

Një lëshim sigurie në aplikacionin që të gjithë oficerët e policisë përdorin në telefonat e tyre inteligjentë u dha hakerëve akses në ato të dhëna, shpjegoi mbrëmë zëdhënësja e policisë Florina Schenk.

“Ka pasur rrjedhje të të dhënave, gjegjësisht emrave dhe numrave të telefonit të punonjësve që kanë celularë, pra të gjithëve”, ka thënë ajo për shërbimin transmetues publik SRF.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri më tani, sipas autoriteteve nuk ka asnjë provë që informacioni i rrjedhur është më i përhapur, njofton AMI.

Më 21 korrik, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) informoi policinë në Bernë për një shkelje të sigurisë në aplikacionin MobileIron, por megjithëse problemi u rregullua shpejt, informacioni tashmë kishte rrjedhur.

MobileIron është një aplikacion që përdoret gjerësisht në shumë vende. Ai lejon punonjësit e një kompanie ose administrate të lidhen me siguri të garantuar përmes pajisjeve të tyre celulare me serverët e punëdhënësit.

Policia në Bernë thotë se nuk dihet kush janë autorët e vjedhjes së të dhënave, por ka hapur procedim penal./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share