Hakerat kinezë shënjestrojnë infrastrukturën e SHBA-së

PREKET EDHE BAZA USHTARAKE AMERIKANE E GUAM

Hakerat kinezë të mbështetur nga agjenci kanë sulmuar infrastrukturën e SHBA-së nga telekomunikacioni deri te qendrat e transportit. Pjesë e sulmeve është edhe baza ushtarake strategjike amerikane e Guam. Kina ka e ka cilësuar si një fushatë dezinformuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një grup hakerësh kinezë të mbështetur nga agjenci kanë sulmuar një sërë institucionesh të lidhura me infrastrukturën kritike të SHBA-së, nga telekomunikacioni deri te qendrat e transportit.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë perëndimore të zbulimit dhe Microsoft. Spiunazhi ka shënjestruar gjithashtu ishullin amerikan të Guam-it, bazë ushtarake e rëndësishme strategjike amerikane.

Volt Typhoon, një grup hakerash me mbështetje nga shteti kinez i lidhur me aktivitetet e spiunazhit në të kaluarën, qëndron pas sulmeve. Ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara spiunojnë njëra-tjetrën, analistët thonë se kjo është një nga fushatat më të mëdha të njohura kineze të spiunazhit kibernetik kundër infrastrukturës kritike amerikane.

Microsoft tha në një deklaratë se fushata ka qenë aktive që nga mesi i vitit 2021 dhe ka pasur në shënjestër sektorët e prodhimit, shërbimeve etj. Menjëhërë ka ardhur edhe reagimi i Pekinit që akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj për një fushatë dezinformimi. “Ky është një raport jashtëzakonisht joprofesional dhe pa prova”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës.

Microsoft deklaroi gjithashtu se sulmi kishte për qëllim edhe ndërprerjen e shërbime bazë të komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit të Azisë gjatë krizave të ardhshme. Analistët e sigurisë shprehen se hakerat kinezë mund të synojnë rrjetet ushtarake amerikane dhe infrastrukturën tjetër kritike nëse Kina pushton Tajvanin. Ndërhyrja kibernetike e raportuar vjen disa muaj pasi SHBA-ja në shkurt rrëzoi një balonë spiune kineze që besohet se po mblidhte informacione ushtarake. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share