Guerot: Marrëveshja e 27 shkurtit moment historik për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori francez: Të vlerësohen përpjekjet e faktorit ndërkombëtar

Ambasadori I Francës në Kosovë, ka shfaqur shpresën që me 18 mars të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ka thënë se marrëveshja e diskutuar në takimin e 27 shkurtit do të mund të ishte një moment historik për të dyja vendet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është një kohë shumë premtuese, është një mundësi e vërtetë për që të ketë një progres konkret në normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi. Marrëveshja që u diskutua më 27 shkurt ka potencialin të jetë një moment historik për të dy vendet. Është diçka shumë pozitive dhe në interesin e Kosovës si shtet” – tha Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

Ka kërkuar nga faktori politik në Kosovë që formimin e Asociacionit ta shohin me një sy ndryshe, dhe t’i vlerësojnë përpjekjet e BE-së dhe ShBA-së për dialogun.

“Kosova është një vend demokratik dhe është normale që pozita dhe opozita të jenë në kundërshtim për çështje të ndryshme. Ne siç kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, kërkojmë njëjtë edhe nga opozita që ta shohin çështjen e Asociacionit me një sy ndryshe, ta shohin një pikturë të madhe  dhe t’i vlerësojnë përpjekjet që komuniteti internacional po bën për Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi Olivier Guerot, Ambasador i Francës.

Kurti i  Vuciq në takimin e 27 shkurtit në Bruksel nuk arritën të nënshkruanin marrëveshjen pasi që nuk pati pajtueshmëri nga presidenti serb  rreth aneksmarrëveshjes për zbatimin e planit të BE-së.

Takimi i radhës do të mbahet në Ohër.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share