Gruevski i shpëton burgut për blerjen e Mercedesit luksoz

Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri Nikolla Gruevski tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 vjetëve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.

Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë.

Edhe pse gjatë qëndrimit në Maqedoni, Gruevski pretendonte se ishte viktimë e persekutimit politik, dënimi për blerjen e veturës luksoze nuk është më aktiv. Nëse nesër kthehet në Maqedoninë e Veriut, nuk do të burgoset për këtë rast.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share