Pendarovski pritet në Pragë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Pragë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, me çka edhe filloi vizita zyrtare në Republikën e Çekisë.

Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka realizuar takim tet-a-tet me presidentin Pavel, në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve. Më pas është mbajtur edhe takim i të dy dlegacioneve.

“Në takim është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriiut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneritetit në NATO, si dhe për gjendjen në rajonin më të gjerë, në kontekst të luftës në Ukrainë”, theksohet në kumtesë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti Pendarovski, siç paralajmërojnë, do të realizojë takim edhe me kryetarin e Senatit të Parlamentit, Millosh Vistriçil, me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova dhe me kryetarin e Qeverisë, Petr Fiala.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share