Grubi priti në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perendimor, Frangez dhe Bjornstad

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangez dhe Arne Sannes Bjornstad.

Grubi me Frangez dhe Bjornstad biseduan mbi perspektivën europiane të vendit, sfidat e tejkaluara me sukses përmes Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimit të të gjitha reformave të nevojshme për realizimin e aspiratës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi i ka njoftuar përfaqësuesit special për Ballkanin Perendimor Frangez dhe Bjornstad mbi përkushtimin e Qeverisë për të trasuar më tej rrugën e zhvillimit të vendit në frymën proeuropiane, për marrëveshjen e nënshkruar historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D që kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe nënkuptojnë përmbushje të standardit europian të ndërlidhjes bashkëkohore infrastrukturore mes vendeve të rajonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë bisedës me Frangez dhe Bjornstad, Grubi ka kërkuar përkrahjen e Republikës së Sllovenisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë në momentet kruciale për ardhmërinë europiane të vendit.

Gjithashtu, përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor shprehën pozicionet e vendeve të tyre në përkrahje të aspiratës integruese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share