Grubi pret në takim lamtumirës ambasadoren Zadorozhnjuk

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk.

Në takim është biseduar rreth situatës aktuale në të cilën ndodhet Ukraina, ku ambasadorja Zadorozhnjuk e ka vlerësuar si të vështirë. Maqedonia e Veriu është rreshtuar në anën e vëërtetë të historisë duke u rreshtuar krah vendeve demokratike në linjën e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe si vend anëtar i NATO-s ka dënuar që në fillim agresionin rus pasiqë në botë në shekullin 21 nuk ka vend për agresion dhe dhunë.

Ambasadorja Zadorozhnjuk ka shprehur falenderim për ndihmën e vazhdueshme që Maqëdonia e Veriut ka dhënë në këtë periudhë krize, përfshirë këtu pritjen e qytetarëve ukrainas që kërkuan strehim në vendin tonë, derisa Grubi ka riafirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë apel që palët të ulen dhe të zgjidhin konfliktin përmes dialogut dhe diplomacisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grubi dhe Zadorozhnjuk diskutuan edhe për hapin e rëndësishëm që bëri Maqedonia e Veriut me fillimin e negociatave për integrim me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare si kundërpërgjigje adekuate ndaj tentativave të destabilizimit dhe dezorientimit ideologjik të vendit, ndërsa kanë cilësuar si moment historik marrjen e statusit si vend kandidat për Ukrainën, një lëvizje kjo cilësuar si e guximshme gjeopolitike e shkaktuar nga pushtimi rus.

Të dy bashkëseduesit vlerësuan se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm në shumë sfera, me theks të veçantë në rindërtimin e Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share