Grubi pret në kabinetin e tij futbollistin Jasir Asani (FOTO)

Zv/kryeministri Artan Grubi është takuar me futbollistin, Jasir Asani i cili është pjesë të Kombëtares së Shqipërisë. Pas super golit të shënuar disa ditë më parë sot Grubi e priti në zyrën e tij.

”Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në zyrën time futbollistin tonë, pjesë të Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin. E përgëzova Jasirin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme në fitoret e kombëtare sonë, për golin spektakolar të shënuar kundër Moldavisë dhe e inkurajova të vazhdojë punën e shkëlqyeshme në drejtim të avancimit të tij profesional në karrierë.Ne do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të karrierës së tij, duke uruar që bashkë me shokët e kombëtares të arrijnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit” – shkruan Artan Grubi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share