Grubi për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk ka as amnistimin, as kthimin e Gruevskit nga azili

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi thotë se ndryshimet e Kodit Penal nuk do të mundësojnë që ish kryeministri Nikolla Gruevski të kthehet në RMV.

“Absolutisht jo, absolutisht jo. Këto ndryshime janë larg prej mundësisë që Gruevski të kthehet në RMV, dhe kjo është një propagandë e partive të vogla të cilat as nuk e kuptojnë se për çfarë flasin dhe dalin në press konferencë pa lexuar fare se për çfarë bëhet fjalë. Në qoftë se mund të shihni, ndryshimet e Kodit Penal janë shumë më të mëdha se sa vetëm neni 353 dhe në asnjë mënyrë të vetme këto ndryshime në Kodin Penal nuk mundësojnë as amnistimin, as kthimin e Nikolla Gruevskit nga azili”, tha Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share