Grubi për “Ballistët” dhe “Shvercerat”: Nuk e di se ç’dreq u hyri në mes

Të panevojshme, të papranueshme dhe të turpshme kanë qënë incidentet mes tifogrupeve shqiptare, sipas Zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Ai e përshëndeti veprimin e fundit me pajtimin e tyre dhe tha se këto dy grupe tifozësh nuk janë krijuar për të b[ërë sherr mes veti.

“Nuk e di se ç’dreq iu hyri ndërmjet për ta sjellur në këtë derexhe marrëdhënien midis tyre. Jam jo i indinjuar, por i dëshpëruar tërësisht. Ju më keni parë, unë shkoj me djalin tim për ta parë Shkëndijën apo Shkupin dhe nuk shkoj dot në këto rrethana. Nuk shkoj me ato njerëz në stadium, me ato njerëz në tribuna. Nuk e gjej veten aty. Nuk përkas aty…prandaj thash nuk do shkoj më në stadium dhe si unë ka me qindra tjerë që duan të shohin futboll me familjet e tyre”, tha Grubi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share