Grubi: Oligarkët bashkë kundër BDI-së – u pengon faktorizimi i shqiptarëve!

“QENDËR HIBRIDE ANTI-BDI – KORRIDORI 8 “RRUGA E ARBËRIT” THERRË NË SY PËR OLIGARKËT”

Pesë oligarkë të cilët përmes privatizimit kanë bërë pasuri të madhe, kanë krijuar një qendër ekonomiko-politike kundër BDI-së. Kështu ka deklaruar Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, për RTV 21 të Kosovës. Është kjo hera e dytë që zyrtarë të BDI-së alarmojnë për këtë qendër hibride që tek integristët vlerësohet se punojnë drejtpërsëdrejti kundër BDI-së.

“Shqiptarët e kanë marë hisen e vet dhe disa oligark maqedonas, pesë gjithsej që mbajnë gati se gjithë ekonominë e vendit për arsye të tranzicionit dhe privatizimit të kompanive shtetërore asokohe pas pavarësimit. Po u pengon kjo se po thonë shqiptarët fuqizohen shumë ekonomikisht” – tha Artan Grubi.

Alarmi i parë erdhi pas një komunikate partiake pas seancës së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së të datës 23 Korrik.

Dy ditë më vonë, Nënkryetari i BDI-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dha më tepër detaje rreth profilit dhe protagonistëve dhe vendit të takimeve të tyre.

“Para disa muajve, diku nëperiferi të Shkupit, është mbajtur takim midis disa oligarkëve maqedonas dhe liderë të dikurshëm e aktual politik, duke alarmuar se Shqiptarët janë duke fituar shumë më tepër se sa që meritojnë ose cënojnë monopolin politico-ekonomik të komunitetit maqedonas dhe janë pajtuar të krijojnë një qëndër kombëtare, për të ndaluar këtë process, siç e quajnë ata shqiptarizimin e shtetit” – tha Bujar Osmani.

Duke marrë parasysh përshkrimin “oligarkë maqedonas dhe liderë të dikurshëm e aktual”, analistët kishin vlerësuar se deklarata aludon në të ashtuquajturin “Plani i Zaevit”, të publikuar një portalin “PlusInfo”, I cili në fund të vitit të kaluar I ishte prezantuar Kryeministrit Kovaçevski dhe disa anëtarëve të udhëheqësisë së ngushtë të LSDM-së. Në mesin e shtatë pikave të këtij plani, parashihej, që pas zgjedhjeve në tetë vitet e ardhshme pushtetin në Maqedoninë e Veriut ta ndajnë VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja si dhe BDI-ja të eliminohet nga Qeveria.

Zv/Kryeministri Grubi ka deklaruar se këtyre njerëzve u pengon forca e BDI-së, me këtë edhe fuqia ekonomike dhe politike që kanë Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur me këtë rast Korridorin 8, “Rrugën e Arbërit”, faktorizimin e shqiptarëve dhe sic ka thënë sundimi i Ali Ahmetit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share