NË 2023 DEBATOJMË PËR TË DREJTËN E SHKOLLIMIT NË GJUHËN AMTARE
Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, nuk e sheh veten si Kryeministër I ardhshëm I vendit. Sipas tij, konform marrëveshjes së koalicionit, fjalën e fundit do ta ketë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Nuk e shoh veten si kryemnistër i ardhshëm, nuk besoj se unë jam Kryeministri i ardhshëm. Konform marrëveshjes së koalicionit, Kryeministri i ardhshëm duhet të propozohet nga lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, dhe velrësoj se të gjhithë deputetët do ta mbështesin kandidatin” – tha Artan Grubi.
Duke u prononcuar në ngjarjen prezantimi publik i analizës për gjendjen e arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, u ka bërë thirrje liderëve politik që ta tejkalojnë vetveten, sic tha, të mbërrijnë përfundimisht në vitin 2023 dhe 2024 dhe të promovojnë barazinë për të gjithë.
“E drejta për arsim në gjuhën amtare është e drejtë themelore dhe është e papranueshme që ende kemi mohim të së drejtës së arsimit në gjuhën shqipe” – tha Happy Day.
Në fillim të fjalimit të tij, Grubi ka përmendur problemet e shqiptarëve në arsim si në Çashkë, Veles, Idrizovë, duke theksuar se komuniteti shumicë proteston kundër të drejtave së komunitetit tjetër. Ai tha se edhe në vitin 2023 ekzistojnë prindër të nxënësve që janë të motivuar politikisht, politikanë dhe Komuna që organizojnë protesta kundër arsimimit në gjuhën shqipe. /KlanMacedonia/