Grubi: Nga një mbledhje e vetme e BDI-së për 3 javë u realizuan 7-8 projekte

Shumë të frytshme dhe të dobishme i llogarit Artan Grubi debatet brenda BDI-së, duke sqaruar raportin mes ekzekutivit të kësaj partie dhe disa prej të pakënaqurve brenda partisë. Në Klan Debat, Grubi u shpreh se vetëm për tre javë që nga mbledhja e parë janë realizuar 7 apo 8 projekte.

“Nga mbledhja e parë, disa nga gjërat që u konstatuan si mangësi u përmirësuan dhe u realizuan ndoshta 7 apo 8 projekte, në komuna të ndryshme dhe në nivel qendror”, theksoi Grubi.

Zëvendëskryeministri Grubi përmendi investimin më të ri në Zonën Ekonomike të Tetovës, gurthemeli i të cilkës pritet të hidhet më 23 Nëntor, ndërsa mes projekteve që do të realizohen përmendi Spitalin e Kërçovës, pishinën në Saraj apo edhe ujësjellësin në Likovë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share