Grubi: Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, qeveria do t’i prijë procesit

DY PARTITË TË VOGLA “PROBLEM” I SHUMICËS AKTUALE

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi është i bindur se ndryshimet Kushtetuese do të ndodhin dhe se këtij procesi do t`i prijë Qeveria, raporton Klan M.

”Jam optimist absolut për shkak se kemi mbështetje absolute nga të gjitha forcat pro-evropiane në këtë shtet dhe jashtë shtetit në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe në lidhje me vazhdimin e rrugëtimit evropian të shtetit tonë” – deklaroi Artan Grubi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Kontaktet tona të përditshme me deputet opozitar na e shtojnë optimizmin se ata do ta përkrahin dhe po e shohim se po zhvillohet edhe një krah pro-evropian edhe tek opozita që më bën të lumtur shumë sepse duhet të kemi një opozitë pro euro-atlantike” – tha Grubi.

E sipas tij, Qeveria aktuale është stabile edhe pse çdo ditë e më shumë po dëgjohen zëra për rikonstruim.

”Me sa e di, tek LSDM, tek Bashkimi Demokratik për Integrim, por e di që edhe tek Alternativa nuk ka asnjë iniciativë për rikonstruim apo ndryshime në kabinetin Qeverisës. Sa i përket partnerëve të tjerë më të vegjël besoj që të drejtoheni tek ato, por një debat i tillë nuk është i përhapur as ndërmjet partive politike e as në Qeveri” –  tha Grubi.

Jozyrtarisht mësojmë se Partia e gjelbër dhe Partia Liberal-demokrate mund të jenë problemi i shumicës aktuale. Këto dy parti nuk e mbështeten propozimin francez edhe pse brenda në parti kanë ekzistuar mendime të ndara se a duhet apo jo të përkrahet propozimi që ia hapi rrugën Maqedonisë së veriut për hapjen e negociatave me BE-në. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share