Grubi: Ministrat e Aleancës nuk e kundërshtuan Kodin Penal në seancë të qeverisë

Ndryshimet në Kodin Penal me çka ulen dënimet për funksionarët që keqpërdorin detyrën dhe marrin pjesë në “bashkim kriminal”, sipas zëvendëskryeministrit Artan grubi, u miratuan me procedurë të përshpejtuar dhe me flamur evropian për arsye se bëhej fjalë për harmonizimin e dispozitave evropiane, përcjell KlanM.

Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin theksoi se asnjë nga ministrat e Aleancës për Shqiptarët nuk e ka kundërshtuar këtë ligj, ashtu siç thuhej në media nga krerët e kësaj partie.

“jo, jo. Nuk kishte debat. Po pse të ketë kundërshtime?”, u shpreh Grubi, duke treguar disa nga çështjet  pozitive që sipas tij janë përfshirë në këto ndryshime. Mes tyre përmendi zgjerimin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share