Grubi: Elitat politike të vendit nxisin qytetarët drejt mohimit të të drejtave të shqiptarëve

Investimet në Korridorin 8 duke përfshirë disa degëzime, hekurudhën, shpronësimet, mund të tejkalojnë shumën prej 3 miliardë eurove. Kështu thotë në Klan Debat, Zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili sqaroi se vetëm projekti i Korridorit 8 do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

Grubi shprehu shqetësimin se elitat politike maqedonase po nxisin qytetarët kundër këtij projekti duke e rikthyer, sipas tij, shtetin në një kohë kur mohoheshin të drejtat e komuniteteve.

“Nuk e besojnë që mund të ketë një kabinet qeverisës që mund të bëjë investime të përmasave të tilla edhe në pjesën veri-perëndimore të vendit”, tha mes tjerash Grubi në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share