Grkovska: Qytetarët kanë qasje më të lehtë në informacionet publike

PO NDËRMARRIM HAPA SHTESË PËR RRITJEN E TRANSPARENCËS PROAKTIVE TË INSTITUCIONEVE

Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve është një parakusht themelor  për menaxhim të përgjegjshëm dhe efikas. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar i kushtoi vëmendje të madhe dhe arriti nivelin më të lartë të transparencës aktive, por tani po ndërmarrim hapa shtesë për rritjen e transparencës proaktive të institucioneve, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politik, Slavica Grkovska, në konferencën e sotme me temë “Përmirësimi i sistemit për qasje të lirë në informacione publike”.

Dy vitet e fundit interesimi i qytetarëve për qasje më të lirë në informacionet publike, si për shpenzimet e parave publike, punësimit, prokurimit dhe koncesioneve ka filluar të rritet, kështu vlerson zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politik, Slavica Grkovska, për të cilën qeveria është vlersuar me notën 10.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë mënyrë informacioni do të jetë publik, më lehtësisht i kapshëm,domethënë do të mjaftojë vetëm të vizitoni faqen zyrtare të institucionit konkret, në vend që të ndiqni procedurën e përcaktuar ligjore, e cila zakonisht kërkon shumë kohë. Secili qytetar ka të drejtë të shohë informacionin se si funksionon sistemi, mënyrat e disponimit të parave të qytetarëve, buxheti dhe në të njëjtën kohë të ketë të gjitha mundësitë për të zbuluar dobësitë, lëshimet dhe për të ngritur alarmin për të gjitha mospërputhjet.

Hapja dhe transparenca e autoriteteve është një nga çështjet kyçe në reformat e administratës publike dhe proceset e integrimit evropian që i zhvillojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.  Të dhënat e mbledhura përmes Indeksit të Hapjes Rajonale tregojnë se Qeveria renditet më e mira ndër 50 institucionet e vëzhguara në vend dhe më e hapura në rajon për të tretin vit radhazi. Renditja në krye të listës së institucioneve më të hapura korrespondon me përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në digjitalizimin e proceseve të institucioneve me qëllim të krijimit të sistemeve efikase dhe efektive të menaxhimit të mirë me transparencë dhe llogaridhënie të shtuar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share