PERSONAT E SANKSIONUAR NGA SHBA, TI NËNSHTROHEN SANKSIONEVE EDHE NË VEND
Zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska kërkon që personat që sanksionohen nga SHBA, t’iu nënshtrohen sanksioneve edhe në vend. Që të mund të realizohet kjo, ajo ka propozuar do të plotësohet ligji për masa restriktive, në bazë të së cilës sanksionet e shqiptuara nga SHBA të mund të procesohen edhe në legjislacionin tonë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë për shqyrtim.
Trupi koordinues për analizë dhe përforcim të legjislacionit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mbledhjen e sotme shqyrtoi mundësinë për përforcimin e masave restriktive në lidhje me listën e sanksioneve të SHBA-së.
Propozimi për ndryshimeve masat restriktive është me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisjes të mirë, Sllavica Grkovska, me qëllim që të mundësohet që sanksionet e vendosura nga ShBA, që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin dhe kërcënimet hibride, të mund të zbatohen edhe në vend dhe subjektet e sanksionuara të mund t’iu nënshtrohen sanksioneve në pajtueshmëri me legjislacionin vendor.
“Të pranishmit u pajtuan rreth nevojës që të përgatitet zgjidhje efektive me të cilën do të zgjerohet shtrirja e listës së sanksioneve dhe do të plotësohet ligji me procedurë në bazë të së cilës sanksionet e shqiptuara nga SHBA do të procesohen në legjislacionin tonë. Mbështetja e SHBA-së si aleat i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të madhe, sikurse edhe përpjekjet e qeverisë amerikane për promovim të paqes, stabilitetit dhe qeverisjes funksionale demokratike në rajon” – thonë nga Qeveria e RMV-së.
Propozimi për ndryshim të ligjit për masa restriktive do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim në ndonjërën nga seancat e ardhshme të qeverisë.
Kujtojmë se SHBA së fundmi ka zgjeruar listën e personave që janë shpallur persona të padëshiruar dhe u ndalohet hyrja në këtë shtet, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë. Këtë vit, në listën e zezë u futën kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev si dhe ish zëvendëskryeministrin dhe biznesmenin Koço Angjushev. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler ka paralajmëruar se, kjo listë do të rritet. /KlanMacedonia/