Gripi stinor: Për 15.3% rriten rastet në krahasim me javën e kaluar!
Gjatë javës së dytë të vitit, nga 08 deri më 14 janar, në vend janë paraqitur 1.182 raste të të sëmurve me grip që paraqet rritje prej 15.3% krahasuar me javën paraprake, përcjell KlanM të dhënat e ISHP-së.
Në laboratorin virusologjik të ISHP-së, kanë mbërritur 49 materiale, prej të cilëve janë detektuar 26 raste me Influenza, 22 А(H1) pdm09, një Influenza А(H3) dhe 3 Influenza А – i pasubtitizuar.
Janë regjistruar 5 pacientë me virus respirator sincicial (RSV) dhe një me SARS-CoV-2.
639 janë të moshës 15-64 vjeç, 205 fëmijë të moshës 5 – 14, 167 fëmijë të moshës deri 4 vjeç dhe 171 të moshës mbi 65 vjeç.
Numri më i madh I të sëmurëve, sic njofton KlanM, shënohet në Shkup – 186, Manastir – 168, Dibër – 153, Tetovë – 143, Gostivar – 123, kurse në qytetet tjera numri është nën 100.
Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një rast i vdekjes me grip. Bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Gostivari, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Tek viktima, siç njofton KlanM, është konstatuar prania e sëmundjeve shoqëruese dhe nuk ka qenë I vaksinuar kundër gripit stinor.
Në sezonin 2023/2024 numri i përgjithshëm I rasteve me grip apo sëmundjeve të ngjashme, siç njofton KlanM, është 3.500, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri I rasteve të paraqitur është rritur për 13%, kurse lidhur me modelin nga 13 sezonet e fundit, regjistrohet rritje prej 35.8%/KlanMacedonia