Griezmann rilind te Atletico Madrid

Francezi më i miri në La Liga, 8 asistime në 26 ndeshje

Rikthimi te Atletico Madrid ka rezultuar i suksesshëm për Antoine Griezmann. Sulmuesi ka qenë kompetitiv në skuadër, falë potencialit të tij në repartin e avancuar.

Kontributi i 32-vjeçarit nën urdhërat e teknikut Diego Simeone ka qënë i pakrahasueshëm. Në 26 ndeshje në kampionat, Griezmann ka shënuar 9 gola dhe dhuruar 8 asistime për shokët e skuadrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një formë tepër e mirë nga ana e nënkampionit të Botës, që është edhe lojtari më i mirë në La Ligën spanjolle. Griezmann ka dhënë më shumë pasime të fundit për gol pra 8 të tilla, dhe ka krijuar raste të rrezikshme në prapavijën e kundërshtarëve, duke qenë lojtari më i mirë në qarkullim.

Paraqitja e mirë e futbollistit ka dhënë frytet e duhura edhe tek Atletico. “Los Colcheoneros” janë në vendin e tretë në La Liga, teksa nuk humbasin prej 10 javësh. Atletico numëron 51 pikë, i distancuar shumë me garën për titull, por duket se e ka vendin e sigurtë në Champions League.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share