Grevat paralizojnë aeroportet gjermane

ANULOHEN QINDRA FLUTURIME, NEGOCIATAT JANE NE NGERC

Grevat e punonjësve per rritje pagash paralizojnë aeroportet gjermane. Anulohen qindra fluturime ndersa negociatat jane ende pa rezultat. Greve edhe ne shërbimin hekurudhor.  

Aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut jane paralizuar pas greves se punonjesve per paga dinjitoze.

Qindra fluturime jane anuluar, ndërsa negociatat nga sindikatat nuk kanë bërë asnjë përparim.Shoqata e aeroportit të Gjermanisë ka kundershtuar greven e punonjesve duke e cilesuar ate si përtej çdo mase të imagjinueshme dhe të justifikueshme.

Një raund i ri negociatash pritet të zhvillohet më 27 dhe 28 prill per rifillimin e punes ndersa grevat nuk kanë prekur vetëm aeroportet por edhe sistemin hekurudhor ku qindra punonjës kërkojnë gjithashtu rritje të pagave.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka parë disa nga grevat më shkatërruese në dekada pasi sindikatat bëjnë presion për paga më të larta për të kompensuar koston në rritje të jetesës. Javën e kaluar, aeroportet e Duseldorfit, Hamburgut, Këln-Bonit dhe Shtutgartit u goditën nga greva ku mbi 700 fluturime u anuluan për rreth 100 mijë njerëz.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share