Greqi: Aksidenti – të paktën 40 viktima, dhjetëra të plagosur

BIE NE PRANGA KOMANDANTI I LARISES

Bilanci i të vdekurëve nga tragjedia në Larisa vijojn të rritet. Të paktën 40 viktimave janë konfirmuar deri më tani si dhe dhjetera kanë mbetur të plagosur.

Mes të plagosurëve ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor por vijohet me identifikimin e tyre, ndërsa 5 persona me nënshtetësi shqiptare u plagosen lehtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një person është vënë në prangat e policisë greke i cili dyshohet se ka një rol kyç në përplasjen e dy trenave në veri të Greqisë. Sipas informacioneve, komandati i Larisës është arrestuar dhe është marrë në pyetje për tragjedinë.

Në prani të prokurorit, shefi i stacionit, i cili konsiderohet përgjegjësi vendimtar për tragjedinë në Tempes , kërkoi falje. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se përgjegjësit e tragjedisë do të ndiqen penalisht për krime të rënda. Ndërkaq Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në vendin e aksidentit ndërsa bëri thirrje për hetim gjithpërfshirës.

Kyriakos Mitsotakis KRYEMINISTËR I GREQISË: Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi të pashpjegueshme,Mendimet tona sot janë para së gjithash me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit dhe prej andej të identifikojmë trupat. Nga atje, një gjë mund të garantoj se do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ajo të mos ndodhë më kurrë.

Gjithashtu edhe presidentja e Greqisë u shpreh se operacionet do të vijojnë dhe hetimet do të zhvillohen në disa pista për të kuptuar atë që ka ndodhur në të vërtetë. Në një telefonatë ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu shprehu ngushëllimet ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias për tragjedinë e tmerrshme me të cilën po përballet tanimë Greqia.

Përplasja ndodhi në komunën e Tempit, rreth 24 km nga qyteti i Larisës, me linjën hekurudhore në fjalë që kalonte përgjatë tokës bujqësore dhe lumit Pinelos në perëndim dhe ultësirave të malit Ossa në lindje.  Nga përplasja të tre nga vagonët e tij kanë dalë nga shinat dhe shkaktoi zjarr në disa vagona të pasagjerëve, duke djegur shumë udhëtarë të cilët u dërguan me urgjencë në spitale.

Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar dhe është fokusuar në tre vagonët e parë të trenit të pasagjerëve. Në vend janë vendosur në dispozicion 150 zjarrfikës, duke përdorur 17 automjete dhe katër vinça si dhe 30 autoambulanca. Kryqi i kuq grek u ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak. Autoritetet shprehen se do të përdorin bazën e ADN-së për të identifikuar trupat pasi është shumë e vështirë verifikimi i moshës dhe identitetit të disa prej pasagjerëve. Nga ana tjetër ekipet e profesionistëve të shëndetit mendor, të përbërë nga psikiatër, psikologë dhe punonjës socialë, gjithashtu janë vendosur në dispozion për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurëve për të trajtuar post traumat.

Vendi do të hyjë në një periudhë zie treditore dhe të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten. Në vitin 1972, 19 njerëz humbën jetën kur dy trena u përplasën kokë më kokë  në Larisa. Sistemi hekurudhor i vjetër i Greqisë ka nevojë për modernizim, me shumë trena që udhëtojnë në shina të vetme dhe sisteme sinjalizimi dhe kontrolli automatik ende të vjetër në shumë zona.

GAZETARE: LIVIA KALLFAj

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share