Gratë në politikë? – Rashidi nga Lëvizja Besa: Kërkon shumë sakrificë

Gratë kanë dëshirë, vullnet dhe vetëdije qytetare për të marrë pjesë në proceset shoqërore dhe politike, për të ndryshuar gjërat. Ky është mendimi i Melinda Rashidit, kryetare e Forumit të Grave në Lëvizjen Besa.

Rashidi në Klan Debat theksoi se në Maqedoni është vështirë për gratë që të merren me politikë sepse duhet mbi të gjitha përkrahje, sidomos nga familja e pastaj nga rrethi. Kjo përkrahje, asaj nuk i ka munguar.

“Është shumë e vështirë të jesh politikane, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në mbarë botën. Kërkon shumë sakrificë, kohë dhe vullnet, sidomos për gratë që janë edhe në profesione tjera”, u shpreh Rashidi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share