Turistes i vjedhin çantën gjatë një interviste të televizionit publik
Ky filmim tregon momentet e një grabitjeje në një plazh të Barcelonës, e transmetuar rastësisht drejtpërdrejtë në televizionin publik spanjoll.
Ky grabitës me kapele rrëmben papritur çantën e një pushueseje pa e vënë re se ishte në kuadratin e kameras që intervistonte një pushues. Vetëm pak minuta më vonë, transmetimi i drejtpërdrejtë fikson momentet kur poseduesja e çantës dhe familjarët e saj konstatojnë grabitjen e çantës.
https://twitter.com/Politeia_ESP/status/1558748999192035333
Pamjet bënë xhiron në televizionet ndërkombëtare dhe rrjetet sociale. Sipas të dhënave më të fundit të muajit, nga Janari në Maj të këtij viti janë raportuar 34 mijë vjedhje, në një prej qyteteve më të vizituara të botës, rreth 225 raste në ditë.
Tv Klan