Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një helikopter i policisë në Turqi u rrëzua mbrëmjen e të shtunës në provincën Gaziantep, duke shkaktuar 2 të viktima dhe 1 të plagosur.

Dy pilotët humbën jetën, ndërsa i plagosuri ishte pjesë e bordit.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se helikopteri u ngrit në fluturim nga aeroporti i Hatay, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantep pak para se të ulej në aeroportin e zonës.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë të paqarta, teksa ka nisur një hetim për zbuluar rrethanat.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share