Basketboll:13 vjeçari nga Struga, Dion Shabani shënon 88 pikë në një ndeshje basketbolli

Në ndeshjen e zhvilluar në sallën Sportive “Timi” në Strugë, ndërmjet ekipeve të grup moshave U-14, mes KB “Crn Drim” dhe KB “Feniksi” nga Shkupi që përfundoi me fitore të ngushtë për skuadrën vendase me rezultatin 94-90, ndodhi një rekord i rallë ne terrenet e basketbollit jo vetë në atë vendor, por edhe më gjerë

Talenti shqiptar i basketbollit, 13 vjeçari nga Struga, Dion Shabani ka shënuar 88 pikë nga gjithsej 94 që ka shënuar ekipi i tij.

“Vërtet jam i emocionuar pasi akoma nuk i besoj vetes se kam arritur të shënoj aq shumë pikë në ndeshje. Ky rekord do të jetë motivim i madh për mua dhe familjen time që të punoj dhe të arrij atje ku pretendoj. Do punoj që të bëhem basketbollist në kuptimin e plotë të fjalës”, tha ekskluzivisht për Klan Maqedoni, talenti Dion Shabani

Deri më tani nuk ka ndonjë fakt se ndonjë basketbollist nga të gjitha moshat të ketë shënuar kaq pike në një ndeshje e sidomos një 13 vjeçar që ka shënuar pike për të hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.

Me këtë fitore dhe pikët e shënuara të Dion Shabanit ekipi i Crn Drim ngjitet në pozitën e parë në Grupin Perëndim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share