VAR ia heq Porto-s për pozicion jashtë loje në sfidën ndaj Benfica-s
Porto fitoi 2-1 ndeshjen e madhe të Ligës Portugeze kundër Benfica në fushën e kësaj të fundit, por ka edhe një episod tjetër për të komentuar që ka ndodhur gjatë ndeshjes.
Gjatë pjesës së pare kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike kishin arriti të kalonte në epërsi, pas vetëm 3 minutash nga goli i barazimit, falë Galenit, por VAR ia hoqi sulmuesit Brazilian të drejtën për t’iu gëzuar golit.
Teknologjia ndërhyn dhe anulon golin jashtë loje të lojtarit të Portos: një pozicion jashtë loje që ekziston dhe që edhe matet, duke dëshmuar se Galeni ishte në pozicion të parregullt me vetëm 6 centimetra.
Kjo nuk e kompromentoi rezultatin përfundimtar, i cili tifozët në stadium panë Porton të triumfojë dhe të shpresojë ende për një mundësi të fitojë kampionatin. Tashmë avantazhi i Benfikës, që do të përballet me Interin në çerekfinalen e Champions League të martën, është 7 pikë.
Tv Klan