Mbappesë po i shkelen të drejtat e punëtorit, sipas sindikatës franceze të futbollistëve

Sindikata e Futbollit e Francës beson që Paris Saint-Germain rrezikon t’i thyejë ligjet e punës me trajtimin që po ia bën Kylian Mbappesë.

Mbappeja e ka bërë të qartë që nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me PSG-në, dhe që synon që të largohet pasi t’i skadojë kontrata verën e ardhshme.

Kjpo e ka zemëruar klubin që po synon ta shesë atë këtë verë, dhe janë të vendosur që të mos e lënë të shkojë falas, dhe kësisoj e kanë lënë jashtë skuadrës për turneu ne tyre në Azi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti i kësaj sindikate, Philippe Piat, ka supozuar që PSG-ja po i thyen ligjet e punës duke mos e lënë Mbappenë që të stërvitë normalisht.

“Do të bëhej ilegale në terma të ligjit të punës”, ka thënë Piati për RMC Sport.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share