Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshon urdhërarrest për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka bërë të ditur të enjten se ka lëshuar urdhra për arrestimin e komandantit të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (i njohur si Mohammed Deif) dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Urdhri për arrest është lëshuar edhe për komandantin Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

Urdhërarrest është lëshuar po ashtu për ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Gjykatësit gjetën “arsye të bazuara” se të tre burrat mbanin “përgjegjësi penale” për krime të dyshuara të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë hedhur poshtë akuzat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share