Ukraina godet anijet ruse në objektin në Detin e Zi

Raketat dëmtuan infrastrukturën në Sevastopol, 24 të plagosur

Raketat ukrainase goditën para agimit të së mërkurës një kantier detar në Sevastopol në Gadishullin e Krimesë duke dëmtuar tre anije.

Videot tregojnë momentin kur dronët shkaktojnë zjarr duke dëmtuar rëndë infrastrukturën në Sevastopol, ndërsa u desh disa orë të vendosej nën kontroll ndërsa 24 persona u plagosën.

Dhjetë raketa shënjestruan anijet luftarake ruse në Detin e Zi ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan shtatë raketa dhe anija patrulluese Vasily Bykov shkatërroi të gjithë dronët pa pilot.Kantieri strategjik i anijeve në gadishull, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ndërton anije dhe nëndetëse të Flotës Ruse të Detit të Zi.

Tetorin e kaluar, Ukraina goditi bazën detare ruse në Sevastopol me drone nga deti. Kievi ka zgjeruar aftësinë e tij për të goditur në rreze të gjatë dhe sulmet janë bërë më të sofistikuara. Konflikti në Detin e Zi është përshkallëzuar në muajt e fundit, duke zgjeruar një tjetër front beteje në Ukrainë. Kievi ka shënjestruar gjithnjë e më shumë operacionet ushtarake ruse, duke përfshirë bazat, objektet detare dhe depot e municioneve, në gadishullin e Krimesë, duke konfirmuar një mbrojtje të dobët ruse.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share