Tenisti serb Novak Gjokoviq, ka thënë se nuk planifikon që ta marrë vaksinën anti-COVID.
Kështu deklaroi Gjokoviq pasi u shpall fitues i turneut të Wimbledonit.
“Nuk jam i vaksinuar dhe nuk planifikoj të vaksinohem. I vetmi lajm i mirë që mund ta marrë është që ata të heqin vaksinat ose ato pasaportat e detyrueshme për vaksinim ose si do ta quajnë për të hyrë në ShBA. Nuk e di. Nuk mendoj se një përjashtim është i mundur. Nuk kam shumë përgjigje për këtë petje. Është vetëm çështje nëse do ta anulojnë apo jo me kohë që unë të hyj në ShBA” – tha Gjokoviq.
Ai theksoi se nuk e di se në cilat turne do të luajë deri në fund të vitit.
Tenisti serbe shtoi se nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë në US Open.
“Do të duhet të rri duarkryq dhe të shoh se çfarë janë lajmet nga SHBA, dhe çfarëdo që të ndodhë, le të shkojmë që andej. Mund të jetë Laver Cup, Davis Cup, më pëlqen të luaj për vendin tim”- tha ai.
Novak Gjokoviq, të dielën e fitoi turneun e Wimbledonit pasi e mposhtu tenistin australian Nick Kyrgios.
Në fundin e vitit të kaluar Gjokoviq, nuk ishte lejuar që të luajë në Australia Open.
Për shkak të mosvaksinimit ai ishte dëbuar nga Australia.