Gjoba për 271 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa, nga të cilat 69 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë shqiptuar për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, 16 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share