Gjatë ditës së djeshme (09.08.2023) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i përforcuar i aksionit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 212 drejtues mjetesh.
Prej tyre 133 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 36 kanë vozitur pa patentë shofer, tri motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimi i shumë zhurmës, si dhe janë sanksionuar kundërvajtje të tjera.