LD: Për ndërrimin e dokumenteve shpenzimet duhet t’i paguajë Qeveria

Nga Lëvizja Demokratike kërkojnë që Qeveria t’i mbulojë shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve personale.

“Kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave. Lëvizja Demokratike propozon, gjë që është e natyrshme, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti. Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi”, tha Agon Zaimi nga LD.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share