MPB: Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 168 dënime

“13 SANKSIONE PËR DREJTIM MJETI NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT”

Ministria e Brendshme ka vijuar me kontrollet në terren për ruajten e qetësisë publike dhe rregullit në komunikacion. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 168 dënime nga të cilat 48 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme dhe deri në mesnatë ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 168 dënime nga të cilat 48 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë vozitjes dhe pesë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur semafor të kuq.

Përveç kontrolleve të shtuara në Shkup, nga MPB njoftojnë se në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 14:00, gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Manastirit është zbatuar kontroll i intensifikuar I aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 91 drejtues automjetesh.

Nga gjithsej 91 drejtues mjetesh, 65 drejtues e kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugët e qytetit dhe 26 jashtë vendbanimeve. Nga MPB njoftojnë se për të gjithë shkelësit janë marre masat e duhura dhe janë sanksionuar.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe siç thonë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurt. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share