Gjermania ndihmë 2.7 miliardë Euro armatime Ukrainës

Zelensky takon Kancelarin Scholz: Të gatshëm për paqen

Presdienti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka qenë në një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me Kancelarin Olaf Scholz.

Ndërkohë që Presidenti Zelensky është shprehur se gjatë natës vendet e goditura nga Rusia kanë qënë site ku depozitoheshin armatime perëndimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu ka theksuar se Ukraina nuk ka kontigjentin e duhur për sulmuar Rusinë, duke hedhur poshtë lajmet e fundit ku hipotizohej se Ukraina do kundërpërgjigjej në territor rus, duke shtuar se Ukraina do mbrohet dhe nuk do sulmojë. Gjithashtu ka theksuar se Ukraina është gati për paqen dhe është shprehur i bindur për fitoren.

Gjatë orëve të fundit Gjermania bëri të ditur se do të dyfishojë ndihmat ushtarake për Ukrainën, të cilat në paketën e radhës do të jenë 2.7 miliardë Euro në armatime.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share