Gjermanët nuk po konsumojnë më! – Ekonomia e vendit shkon drejt recesionit

Ulja e shpenzimeve konsumatore ishte një nga shkaqet që e çoi Gjermaninë në recesion në tremujorin e parë, kur vendet e tjera të Eurozonës arritën ta shmangnin atë. Por edhe tani që inflacioni ka filluar të ulet, të gjithë treguesit janë se gjermanët tradicionalisht kursimtarë nuk janë gati ta nxjerrin vendin e tyre nga recesioni duke blerë dhe shpenzuar. Me pak fjalë, ekonomia më e madhe europiane duhet të gjejë nxitës të tjerë të rritjes. Sipas analistëve gjermanët janë të kujdesshëm nga natyra, ndaj nëse ata nuk ndihen të sigurt për të ardhmen, ata nuk duan të shpenzojnë.

PBB-ja e Gjermanisë u tkurr 0.3% në tremujorin e parë, tremujori i dytë radhazi i tkurrjes, pjesërisht pasi shpenzimet e familjeve ranë 1.2% ndërsa shënuan rritje në Francë dhe Itali.

Ekonomia gjermane, e cila në një analizë të ‘Sentix’ cilësohet si “fëmija më problematik i Eurozonës”, është në një pikë kthese. Konsumi i familjes, i cili si kudo tjetër përfaqëson rreth 50% të PBB-së së Gjermanisë, do të jetë vendimtar. Besimi i konsumatorit gjerman mbetet nën nivelet më të ulëta të vërejtura në valën e parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020, dhe barometri i Shoqatës Gjermane të Shitjes me Pakicë përshkruan të njëjtën pamje. Siç thekson ai, në muajt në vijim nuk pritet përmirësim i dukshëm i konsumit privat. Arsyet janë të shumta. Siç theksojnë ekonomistët, konsumatorët gjermanë janë goditur veçanërisht rëndë nga çmimet e larta të energjisë, por masat mbështetëse të qeverisë nuk kanë qenë aq bujare sa në vendet e tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithëse presionet inflacioniste po zbuten, konsumatorët gjermanë mbeten të kujdesshëm. Duke qenë se prej vitesh janë mësuar me çmime të ulëta falë dyqaneve me zbritje, ata nuk duan të shpenzojnë pasi i konsiderojnë çmimet shumë të larta. Dhe tani, shtohet një faktor tjetër rëndues: rritja e normës së interesit të BQE-së me 375 pikë bazë nga korriku 2022, duke e bërë më të shtrenjtë huamarrjen dhe më fitimprurëse për të kursyer.

/ SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share