Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut: Pa komunikacion të rënduar dhe pa pritje në kufi

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçanë – Dellçevë./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share