65 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 695 teste dhe janë regjistruar 65 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 47
• Manastir – 4
• Kavadar- 3
• Tetovë , Veles dhe Kërçovë – nga 2
• Kumanovë, Ohër, Shtip, Gjevgjeli dhe Berovë – nga 1
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (65), janë regjistruar 14 riinfeksione.
Janë regjistruar 61 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 45
• Manastir – 5
• Ohër dhe Prilep – nga 3
• Kavadar, Tetovë , Kumanovë , Shtip dhe Strumicë – nga 1
Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Kavadari (77 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (86 vjeç) dhe Manastiri (65 vjeç), të cilët kanë humbur jetën në periudhën nga 15.09 dhe 28.09. 2022. Njëri nga personat ka humbur jetën në shtëpi dhe njëri në spital.
Janë kryer 695 teste: ISHP-95, QSHP Shkup-47, QSHP Manastir-36, QSHP Prilep-9, QSHP Tetovë-13, QSHP Kumanovë-20, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji-0, Instituti i Mikrobiologjisë-63, Zhan Mitrev (Filipi i II-të)-2, Avicena -18, Biotek-16, Sistina-5, Laboratoria Laor-2, Sinlab-1, Remedika – 11, Plodnost-1, Genea-2, Nikob Lab-21, VFV Medikal-2, Eli Medika Plus-0, Spektra -MM-2, Rapid Lab-1, Zhan Mitrev Strumicë -0, Nova Lab Diagnostika-1, Ramus -6, ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 321
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.165.557 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.208, numri i të shëruarve është 333.219, numri i atyre që humbën jetën është 9.542 dhe numri i rasteve aktive është 447
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share