Gjendja e Berluscionit vijon të mbetet kritike, ish-kryeminstri nuk mund të ecë

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, ku u shtrua një javë më parë. Ish-kryeministri, sipas informacioneve, e ka kaluar natën i qetë.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të qëndronte ulur ”, tha mjeku i tij, profesor Alberto Zangrillo.

Sot nuk priten njoftime mjekësore, ndërsa siç raportoi televizioni publik italian Rai, gjendja e Berlusconit, i cili ndodhet në reanimacion, vijon të konsiderohet kritike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share